lexime
Qumështi
Intoleranca ndaj laktozës ndodh kur njerëzit kanë mangësi të laktozës, një enzimë që zbërthen qumështin në dy forma të thjeshta sheqeri: glukozë dhe galaktozë të cilat thithen në gjak. Pra, kur laktoza (sheqeri në qumësht) udhëton përmes sistemit tuaj të tretjes, ajo tërheq ujin nga zorra, gjë që shkakton gaz, fryrje dhe dhimbje.
Kafeja
E dimë që nuk e pritët mirë këtë lajm, por kafeja është një nga pijet kryesore që shkakton fryrje. Ajo inkurajon lëvizjen e zorrës së trashë dhe efektet e saj në zorrën e trashë janë të krahasueshme me ato të një vakti me 1000 kalori. Ajo nxit lirimin e gastritit dhe sekretimin e acidit në stomak.
Lëngu i mollës
Mollët përmbajnë një sheqer të natyrshëm, por gjerësisht të patretshëm që quhet sorbitol, i cili lidhet me diarrenë, gazin dhe fryrjen. Disa lëngje molle mund të jenë ëmbëlsuar artificialisht me sorbitol kimik, i cili mund të përthithet me vështirësi nga zorra.
Pijet me gaz
Çdo pije e gazuar (qoftë edhe ujë) mund të shkaktojë fryrje. Flluskat në pijet e gazuara janë në të vërtetë gaz, të cilat mund të bien në barkun tuaj dhe të bëjnë të ndiheni sikur të jeni mbushur me helium.
Pijet dietike
Sheqeruesit artificialë që përdoren në pijet dietike janë të lidhura me çështjet e tretjes. Sheqernat janë zbuluar gjithashtu për rritjen e oreksit, të cilat mund të çojnë në probleme me stomakun.
Alkooli
Alkooli i tepruar shkakton prishjen e sistemit natyror mbrojtës të stomakut dhe çon në gastrit, një inflamacion. Plus, nëse kombinoni pije me sodë të gazuara (sidomos sodë dietike), keni më shumë faktorë negativë që ndikojnë në problemet me stomakun.
Çdo pije me pipë
Çdo pije që pihet me pipë mund të shndërrohet në një shkak të fryrjes pasi përmes saj ju thithni ajër që nëse do të pinit me gotë nuk do ta thithnit. Plus, pipat janë një ndotës i madh që prish ekosistemet tona, kështu që duhet të hiqni dorë prej tyre
Facebook Conversations
Disqus Conversations