5 vjeçari kapet nga policia duke ngarë makinën, "Ishte duke shkuar për të blerë Lamborghini"
I riu tha se kishte marrë makinën e familjes pasi nëna e tij nuk pranoi ti blinte supermakinën Italjane
https://news.sky.com/story/five-year-old-pulled-over-by-cops-on-his-way-to-buy-a-lamborghini-11983237

5 vjeçari tha që po shkonte për të blerë një Lamborghini

UHP Trooper stops a 5 yr old child driving on the interstate 5/4/2020

 Një djalë pesëvjeçar, i cili u ndalua ndërsa po drejtonte makinën e nënës së tij në Utah USA, i tha policit se  ishte duke shkuar për në Kaliforni për të blerë një Lamborghini.

Polici që nuk bëhet i njohur i Patrullës Utah Highway tha në një konferencë për shtyp se veproi për një ndalesë trafiku për atë që ai mendonte se mund të ishte një shofer i dehur ose dikush që po përjeton një urgjencë mjekësore.

"Hapa sirenën dhe makina hapi krahun majtas. Unë iu afrova automjetit me shpejtësi pasi prisja të gjeja dikë që kishte nevojë për një ambulancë ose paramedikë", tha ai.

"Dhe ishte shumë e qartë kur hapi dritaren se ishte një shofer nën moshë, një fëmijë".  5 vjeçari rrinte në këmbë në buzë të sediljes së shoferit, në mënyrë që të arrinte pedalet. Përmes lotëve, 5 vjeçari sqaroi se ai kishte marrë automjetin e familjes pasi nëna e tij refuzoi t’i blinte një Lamborghini.

Ai tha se kishte ndërmend të voziste deri në shtëpinë e motrës së tij në Kaliforni përpara se të gjente një tregtar dhe të ofronte kursimet e jetës së tij - tre dollarë  - për të blerë Lamborghini.

Sot çmimi aktual i Lamborghinit më të lirë është më shumë se 200,000 dollarë. Prindërit e djalit u thirrën në vendin e ngjarjes, ku morën kujdestarinë e djalit të tyre, si dhe makinën, sipas zyrtarëve.

What's your reaction?

Facebook Conversations

Disqus Conversations