Çfarë të bëni nëse ju sulmon një peshkaqen?
Sulmet e peshkaqenëve që rezultojnë në vdekje janë shumë të rralla. Megjithatë falë mediave dhe dashurisë së njerëzve për gjëra të frikshme, kemi krijuar një ide për peshkaqenët si përbindësha që gjithmonë presin buzë detit për të na sulmuar

Në fakt realiteti është shumë i ndryshëm. Sidoqoftë, nëse ndonjëherë ju sulmon një peshkaqen, kemi disa këshilla për t'ju ndihmuar. Ja si të mbroheni nga peshkaqjeni nëse ju sulmon

Peshkaqenët sulmojnë rreth 80 njerëz në botë çdo vit. Nëse kjo ju duket shumë, mendoni se ka 7 miliardë njerëz në këtë botë dhe vetëm 80 sulmohen çdo vit. Ka më shumë mundësi që të fitoni një Oskar sesa të sulmoheni nga një peshkaqen.

Shanset për tu sulmuar nga peshkaqeni janë tepër të ulëta. Sigurisht, nëse jeni një surfer, shanset tuaja përmirësohen jashtëzakonisht (në një mënyrë të keqe) pasi atëherë është 1 në 25,000 shanse për tu sulmuar fatalisht nga një peshkaqen.

Nëse ndonjëherë sulmoheni nga një peshkaqen, a do të dinit çfarë të bënit?

Nëse ndonjëherë sulmoheni nga një peshkaqen, a do të dinit çfarë të bënit?

Shumica e njerëzve bërtasin edhe përplasen në ujë. Kjo është një ide shumë e keqe pasi peshkaqenët tërhiqen nga përplasjet e ujit dhe i afron akoma më shumë drejt jush. Në vend të kësaj, nëse sulmoheni nga një peshkaqen, këshilla që jepet nga ekspertët është ta godisni me grusht në fytyrë.

Peshkaqenëve nuk u pëlqen vërtet të goditen me grushta në fytyrë. Nëse i goditni me grushta në fytyrë, peshkaqenët e kuptojnë se nuk jeni fokë. Ndërsa kjo mund të tingëllojë absolutisht qesharake, kjo metodë ka provuar se funksionon në një numër rastesh.

Shembull:  BBC ,  RNZ NEWS

Mos derdhni gjak, ose shuroni në ujë

Mos derdhni gjak, ose shuroni në ujë

Peshkaqenët kanë një nuhatje të jashtëzakonshme dhe mund të zbulojnë një pikë gjaku në disa qindra metra larg jush. Gratë që janë me menstruacione duhet të qëndrojnë larg ujit gjithashtu edhe njerëzit që gërvishten ose gjakosen ndërsa notojnë duhet të dalin nga uji.

Gjaku tregon praninë e diçkaje për të ngrënë dhe mund të tërheqë peshkaqenët,  "por ajo që shpesh nuk kuptohet është se urina ka të njëjtin efekt dhe i tërheq njësoj si gjaku

Mos notoni shpejt por shumë ngadalë

Mos notoni shpejt por shumë ngadalë

Siç e përmendëm edhe më parë, të përplasësh këmbët e duart në ujë e tërheq akoma më shumë peshkaqenin. Në vend të kësaj notoni shumë qetë edhe butë në ujë.

Peshkaqenët nuk janë krijesa të rrezikshme. Krijesa më e rrezikshme në tokë është vetë njeriu.

100 miljon e më shumë peshkaqenë vriten çdo vit nga njerëzit. 

What's your reaction?

Facebook Conversations

Disqus Conversations