lexime
Pavarësisht nëse jeni duke menduar të bëheni prindër apo nëse partnerja juaj do të lindë ose do të birësoni së shpejti, kujdesi për një fëmijë mund të jetë një përvojë tepër shpërblyese, aq edhe tronditëse. Dhe pavarsisht se ka shumë këshilla se si të rrisni një fëmijë, ne i kërkuam komunitetit të faqes sonë: "Na tregoni këshillën më të rëndësishme ende të padiskutuar që çdo prind për herë të parë duhet të dijë." Ja çfarë kishin për të thënë:
1. Ndërrim efikas dhe i shpejtë i pelenave

"Kur fëmija im i parë ishte në infermjeri për një muaj, u sigurova që të shikoja infermieret për të mësuar sa më shumë që të mundja për kujdesin e tij. Një gjë që vura re e që përpiqem t'u mësoj të tjerëve sa më shumë që të jetë e mundur është të vendos gjithmonë pelenën e re nën të vjetrën kur ndërroni fëmijë.
Mund të mos duket si një gjë kaq e madhe, por e kam shpëtuar veten nga kaq shumë rrëmujë e të papritura, si për shembull tejmbushje dhe shatërvanë me urinim në mes të ndrrimit, duke vendosur së pari të renë poshtë. Më dukej si një gjë e tillë e arsyeshme kur e pashë, por shumica e anëtarëve të tjerë të familjes që njoh me fëmijët nuk e bëjnë kurrë këtë. Vendosni pelenën e re fillimisht në mënyrë ta keni më të lehtë pasi të keni hequr të vjetrën është të mbyllni të renë!"
2. Merrni masat
Mbani gjithmonë të pajisur me një kuti të " ndihmës së shpejtë" në rast se ështğe sëmurë. Nuk ka asgjë më të keqe se kur fëmija juaj 6-muajsh të ketë ethet e para dhe ju jeni duke u kacafytur në orën 2 të mëngjesit sepse nuk keni Tylenol/Paracetamol për të mitur.
Gjithashtu, nëse fëmija ka një arush/pellush apo kafshë të preferuar, BLINI SHUMË NGA E NJËJTA lodër. Fëmija në mënyrë të pashmangshme do të humbasë në një moment lodrën e preferuar dhe do të jeni mirënjohës që keni një rezervë. Jini proaktiv, jo emocionalë."
3. Rregulli i dy javëve

Foshnjat ndryshojnë dhe zhvillohen shumë shpejt. Ky ndryshim ndodh në një hark kohor prej14-15 ditësh dhe ne ju këshillojmë për të jetuar sipas rregullit të dy javëve. Foshnja nuk po fle mirë? Do të ndryshojë brenda dy javësh. A duket foshnja sikur gjithçka që bën është të hajë/ushqejnë me gji dhe fle? Do të ndryshojë në dy javë. Ky rregull me të vërtetë më ndihmoi të kujtoja se kohët e vështira nuk zgjasin përgjithmonë."
4. Disiplinë dhe vazhdimësi
"Që në fillim duhet të jeni konsekuent. Fëmija juaj vjen në këtë botë duke mos ditur asgjë për rutinat dhe pritshëritë. Rutina që krijoni bëhet normë e tyre; ata nuk dinë ndryshe/tjetër/më mirë. Mos filloni diçka që nuk do të jeni në gjendje të vazhdoni ta bëni. Për shembull: t'i këndoni dhe t'i luani kitarës foshnjës gjatë natës për 30 minuta rresht për javën e parë ose dy mund të jetë e lezetshme; megjithatë, atëherë nuk mund të vendosni se jeni të lodhur nga kjo dhe ndaloni dhe më pas mërziteni nëse foshnja juaj është e mërzitur që ju ndaluat. Ju keni krijuar atë pritshëri që fëmija juaj e pranon si 'normë'. Fëmija juaj nuk e di se kjo nuk është një domosdoshmëri; ata ende nuk mund ta racionalizojnë atë."
"Me të gjitha mënyrat, bëni gjëra të veçanta për ta dhe me ta. Vetëm vendosni paraprakisht nëse jeni të gatshëm ta vazhdoni atë."
5.Kujdesuni për veten tuaj fillimisht

"Ju nuk jeni të detyruar të lejoni askënd që t'ju vizitojë në spital pas lindjes së foshnjës apo edhe në shtëpinë tuaj. Sapo keni kaluar disa ngjarje të rënda mjekësore, dhe ju dhe fëmija jeni në shërim. Nuk keni nevojë të argëtoheni njerëzit mbi gjithçka”.
“Nuk je gjithashtu e detyruar të prezantosh një shtëpi të pastër dhe të jesh mami ‘Instagram’ për ata që vijnë për vizitë.
Përfundova në spital me pre-eklampsi pas një shtatzënie të vështirë, ndërkohë që punoja me kohë të plotë. Ne gjithashtu po përgatiteshim për të ndërruar shtëpi Apartamenti ynë ishte si i dalë nga një fatkeqësi. Burri im duhej të kalonte një pjesë të kohës në spital pasi fëmija ynë lindi dhe pjesën tjetër duke pastruar, sepse nëna e tij do të kishte komentuar dhe gjykuar se pse shtëpia nuk ishte e pastër. Asaj nuk i shkoi në mend se mund edhe të ndihmonte në pastrim."
6. Gjeni kohë për relaks
Katër fjalë: Prindërimi me fuqi të plotë. Nëse bateria juaj është bosh, nuk mund të jeni prindi që dëshironi të jeni për fëmijën tuaj. Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t'u mbështetur, veçanërisht për nënat kur pritet që ne të jemi të gjithë në top formë kur duhet të sakrifikojmë shumë nga vetja. Por nëse po vraponi në tym, nëse pusi juaj mendor/emocional/fizik është i tharë, atëherë nuk keni asgjë për të dhënë. Të mbaheni pas interesave dhe hobive që ju sjellin gëzim është jetike
"Nëse jeni me një partner, punoni së bashku në çift për të siguruar që të dy të keni kohë gjatë ditës për të bërë ato gjëra që ju ushqejnë shpirtin. Për shembull, burri im pëlqen të luajë lojëra me miqtë e tij, kështu që ne bëjmë atë që ne duhet të bëjmë si çift për të siguruar që ai të ketë kohë për ta bërë këtë çdo ditë. Ushtrimet dhe joga janë vendimtare për shëndetin tim mendor, kështu që ne sigurohemi që të ketë kohë gjatë ditës që unë ta bëj këtë.
Si rezultat, ne jemi më të qetë, më të vendosur dhe të gatshëm të zhytemi me kokë për t'i siguruar vajzës tonë gjithçka që i nevojitet. Jemi aktivë dhe të angazhuar sepse bateritë tona janë plot”.
7. Trajnoheni fëmijën tuaj për të fjetur gjumë!

Nuk mund ta theksoj sa duhet; kushdo që njoh që nuk ka bërë trajnim gjumi ka pasur me pas të bëjë me një foshnjë që ka zakone të tmerrshme të gjumit dhe që prindi duhet të ngrihet vazhdimisht për të qetësuar fëmijën e tyre, madje deri në moshën 5 a 7 vjeç. Ne ndoqëm këshillat në librin e trajnimit të gjumit 12-orësh dhe kemi fjetur nga 7 pasdite deri në 7 të mëngjesit që kur djali ynë ishte 5 muajsh dhe të gjithë bëjmë një gjumë të mirë.
A ishte e vështirë? Po. A ia vlente? Dreqin po”.
8. Kontrrolli nuk është asnjëherëi tepërt
"Nëse je nënë për herë të parë dhe nuk mund të dallosh nëse të erdhën ujrat e lindjes apo ke bërë ujin e hollë, drejtohu drejt në spital! Shoqes sime i ndodhi kjo me fëmijën e saj të parë, dhe ajo mendoi ishte urinë kështu që ajo u pastrua dhe shkoi në shtrat. Të nesërmen, ajo kishte një takim me mjekun dhe ata zbuluan se asaj po i rrjedh lëngu amniotik, i cili ishte shumë i rrezikshëm. Për fat, vajza e saj doli e shkëlqyer me shëndet dhe është një nga fëmijët më të zgjuar në klasën e saj!"
9 Gjidhënia

"Nëse keni probleme me gjidhënien, pyesni mjekun tuaj ose konsulentin e laktacionit për lidhjet e buzëve dhe gjuhës të bebit dhe mos kini frikë të merrni një mendim të dytë. Unë u përpoqa të ushqeja me gji fëmijën tim të parë, por ajo thjesht nuk do të qëndronte e mbërthyer mbas gjirit dhe u ndjeva si e dështuar kur hoqa dorë. (Për të qenë e qartë, zgjedhja e formulës për çfarëdo arsye nuk është kurrë një dështim!) Në takimin e vajzës sime të parë me dentistin, dentisti hodhi një vështrim në gojën e saj dhe tha: 'Pra, a e kishe probleme me gjidhğenien kur ishte bebe?' Pra mesa duket ajo kishte një lidhje buzësh që konsulentit të laktacionit i kishte shëtuar nga sytë dhe ne nuk e ishim ishim në dijeni”.
10. Mundësi
"Unë ndjek një moto që kam lexuar diku: "Ti ke mijëra mundësi çdo ditë për të ngatërruar fëmijën tënd, mos i përdor ato të gjtha sot". Më bën të mendoj një sekondë përpara se të bëj/them diçka në moment. A është me të vërtetë e nevojshme ajo që do të bëja/thoja? Nga vjen ky shqetësim në mua dhe cilat janë pasojat? Kjo moto më ka ndihmuar të thyej modelet me të cilat jam rritur, si abuzimi emocional dhe fizik."
11. Mëso

"Se është në rregull t'u kërkosh falje fëmijëve të tu. Prindërit e mi më edukuan të 'respektoja' të rriturit, por ai respekt ishte në fakt frikë. Të rriturit nuk bëjnë gjithmonë gjënë e duhur dhe unë u rrita duke besuar se nuk mund të besoja vetes sime. Prindërit e mi nuk më thanë kurrë se u vjen keq kur e kishin gabim. 'I rrituri ka gjithmonë të drejtë' thjesht nuk është e vërtetë dhe dëmton ndjenjën e autonomisë dhe vetvetes së një fëmije. Është e rëndësishme që ata të shohin se si reagojmë kur ne bëj gabime. Nëse ngatërroj, unë e pranoj atë dhe vërtetoj ndjenjat e fëmijës tim. Rezultati është një person i vogël shumë i sigurt, i cili është në gjendje të analizojë situatat për të drejtën dhe të gabuarën dhe të ndihet mjaftueshëm i sigurt në veten dhe vendimmarrjen e saj për t'u adresuar një problemi. Nëse prindërit e mi do ta kishin bërë këtë për mua, do të kisha qenë shumë më pak i hapur për t'u prekur nga sjellja e keqe e disa të rriturve 'të besuar'."
12.
"Gjëja më e zgjuar që kam bërë ndonjëherë ishte kur vajza ime arriti në moshën ku filloi të ankohej, i thashë se nuk mund ta dëgjoja kur fliste në atë mënyrë. Kjo e bëri atë të ndalonte, të merrte frymë dhe ta thoshte me zërin që përdor normalisht. E ndali rënkimin para se të fillonte."
13. Mos u ndjeni fajtore
"Është në rregull të mos e ushqesh fëmijën me gji! Shumë menduan se do ta ushqeja, por qumështi im nuk më erdhi kurrë. U turpërova shumë nga të tjerët sikur kisha një zgjedhje në këtë çështje dhe kjo e përkeqësoi ankthin tim pas lindjes.
Ndonjëherë, ju nuk keni një zgjedhje, dhe shumë herë e keni, dhe ajo që vendosni është mirë sepse fëmija juaj po ushqehet. Nuk e kuptoj mentalitetin e turpërimit të nënës."
14. Çdo gjë është ok
"Nëse ndiheni të mbingarkuar, para së gjithash, është në rregull; nuk keni nevojë të jeni perfekt. Së dyti, vendoseni fëmijën diku të sigurt (p.sh. krevat fëmijësh, karrige e lartë, etj.) dhe shkoni në një hapësirë tjetër për frymëmarrje të thella.
Pushoni pesë minuta për të rregulluar mendimet tuaja. Është kaq e lehtë të ndihesh sikur po merr kthesat dhe po rrotullohesh kot, por merr frymë thellë, ndoshta po bën një punë të mirë”.
15. Rëndësia e Komunikimit

"Kur të rriten, mos u tregoni vetëm se çfarë kanë bërë gabim, kujtojuni atyre se çfarë bëjnë mirë. E vetmja vëmendje që kam marrë kur isha i vogël ishte që prindërit më bërtisnin kur bëja gabimin më të vogël. Pra, me fëmijën tim, unë nuk i bërtita; do të punonim së bashku ose do të flisnim përse gjërat shkuan keq. Tani, unë kam një të rritur komunikues që e kishte/nuk e ka problem të kërkojë këshilla edhe nëse mendon se e ka ngatërruar."
16. Pranimi

"Trajtoni fëmijët tuaj si qenie njerëzore me mendimet dhe ndjenjat e tyre. Unë e di që kjo mund të duket e qartë, por shumë prindër i trajtojnë fëmijët e tyre si zgjatime të vetvetes. Përpjekja për t'i udhëhequr fëmijët tuaj që të jenë njerëz të mirë është e mrekullueshme, por të përpiqesh t'i formosh në dikë që nuk janë është mizore.
Çdo fëmijë del me pëlqimet, mospëlqimet, personalitetet, komplekset e veta, dhe gjëja më e mirë që mund të bëjmë si prindër është t'i takojmë aty ku janë dhe t'i duam pa kushte."
17. "Pelçat e lagura për fëmijë do t'ju thajnë seriozisht duart; mbajeni locion për duart për veten tuaj."

18. Ji praktike
"Një pompë portative gjiri është një shpëtim. Në fillim, duhet të pomposh çdo disa orë dhe të jesh i lidhur në një vend është i bezdisshëmd he ndonjëherë dëshpërues. Merr një pompë portative dhe lëviz lirshëm nëse/kur mundesh."
19. Çdo gjë në kohën e duhur

"Nuk është e nevojshme të kesh çdo vegël dhe gjithçka në vend kur lind fëmija. Unë isha i stresuar dhe mendova se po iki nga mendja. Amazon dhe dyqanet e tjera do të ekzistojnë ende një ditë pas lindjes.
Mos lejoni që e gjithë mania e "listës" t'ju shqetësojë. Ju me të vërtetë nuk do ta dini se çfarë keni nevojë në të vërtetë derisa fëmija të lindë."
20. Dritaret e Gjumit
"Gjumi i foshnjave është shumë i ndryshëm nga gjumi i të rriturve! Po, të gjithë kanë dëgjuar se foshnjat nuk flenë shumë, por të mësoja për dritaret e zgjimit, shenjat e gjumit, etj., më ndryshoi jetën!
Nëse lindni një fëmijë ose keni një të porsalindur, bëjini vetes një nder dhe shikoni "dritaret e zgjimit". Një foshnjë ose fëmijë i lodhur tepër është pothuajse gjithmonë një recetë për "katastrofë". Dhënia e përparësive të gjumit dhe njohja e mënyrës sesi duhet të flenë fëmijët do ta bëjë jetën tuaj më të mirë!”
21

"Kushëriri im më tha këtë kur isha në depresion me një të porsalindur me dhimbje barku: "Jo gjithmonë duhet ta pëlqesh fëmijën tënd. Do ta duash dhe do të kujdesesh për të, por nuk duhet t'i pëlqesh.
Kjo fazë do të kalojë dhe të gjitha fazat e mira dhe të këqija do të kalojnë. Thjesht duhet t'i kalosh disa.' Ishte kaq e lirë për të marrë vërtetimin që të lejoheshin ato mendime dhe ndjenja që i kisha konsideruar të këqija. Unë ende i përdor ato fjalë çdo ditë, katër vjet më vonë, kur vajza ime po bëhet një budallaqe.
Unë e dua fëmijën tim aq shumë sa më dhemb, por sigurisht që nuk e dua atë gjatë gjithë kohës dhe kjo është në rregull”.
22. Marrëdhëniet ndryshojnë
"Fëmijët do të ndryshojnë marrëdhënien tuaj me partnerin tuaj për mirë ose për keq. Në shumicën e rasteve, partneri juaj nuk do të jetë më numër 1 për ju - dhe mënyra se si ata përshtaten me këtë do të përcaktojë rrjedhën e marrëdhënies tuaj."
23.

Mos harroni t'i kushtoni vëmendje asaj që funksionon për familjen tuaj. Të gjitha këshillat në botë janë të padobishme nëse nuk i përshtaten asaj që ka nevojë familja juaj! Për të gjithë punën e madhe që njerëzit bëjnë se si të përmirësoni gjumin, si të prezantoni trupat e ngurtë, etj, etj., pothuajse me siguri nuk do të jeni në gjendje të dalloni se cilët prindër kanë bërë çfarë në moshën shkollore. Dhe mbani mend se çdo fëmijë është një individ. Respektoni fëmijën që keni (duke përfshirë çdo sëmundje, paaftësi ose neurodivergjencë që ndikon se kush janë dhe çfarë kanë nevojë) sepse çdo fëmijë është i mahnitshëm, edhe nëse disa rrugë prindërimi janë më të vështira për t'u ecur se të tjerat."
Facebook Conversations
Disqus Conversations