Çobani Skulptor hap galerinë e parë në natyrë
Çobani Skulptor hap galerinë e parë në natyrë
Çudia kësaj here na vjen nga Turqia. Kujt ja merrte mendja që një çoban i thjeshtë mund ishte kaq i talentuar?! Mbasi të shihni këtë njeri besoj se asnjëherë s'do hiqni dorë nga pasionet tuaja.

Në rrethin Varto në Mush të Turqisë, skulpturat e 34-vjeçarit Vedat Jallçën të bëra me materiale të ndryshme tërheqin vëmendjen e vizitorëve. Jallçën , i cili bën figura njerëzore në gurë në fshatin Sağlıcak  e filloi pasjonin e tij 4 vjet më parë. Ai vendosi të përmirësohej dhe punojë çdo ditë krahas kullotjes së deleve, pasi miqve të tij u pëlqyen gdhendjet që ai bëri. Mbledhja e gurëve, drurëve dhe materialeve që mund t'i përpunojë bëhet në male kur del për kullotë. Jallçën  filloi të bënte skulptura të madhësive të ndryshme duke i përpunuar me ndihmën e çekiçëve dhe baltave. Jallçën , i cili i kthen gurët dhe pemët në vepra arti ndërsa kullot delet, ëndërron të hapë ekspozitën e tij të parë në fshat. Tashmë falë artit të tij njerzit kuriozë të artit të tij që vizitojnë fshatin janë akoma dhe më të shumtë.

What's your reaction?

Comments

https://flaers.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations

Disqus Conversations