lexime

Bitcoin është një kriptovalutë (kriptomonedhë) dhe një sistem pagese në mbarë botën.
Eshtë monedha e parë dixhitale e decentralizuar, është e lëshuar dhe kontrolluar nga zhvilluesit e saj dhe që pranohet dhe përdoret vetëm nga anëtaret e këtij komuniteti të veçante virtual, pasi sistemi funksionon pa një bankë qendrore ose një administrator të vetëm. Rrjeti është kolegji dhe transaksionet bëhen ndërmjet përdoruesve direkt përmes përdorimit të kriptografisë një ndërmjetës. Këto transaksione verifikohen nga nyjet e rrjetit dhe regjistrohen në një libër të pandryshueshëm të shpërndarë publik të quajtur një bllokkëndësh

Bitcoins nuk janë të lidhura me ndonjë valute reale. Kursi i këmbimit përcaktohet nga oferta dhe kërkesa në treg. Ka disa platforma të këmbimit për blerjen e Bitcoins që veprojnë në kohë reale.
Mënyra për të filluar përdorimin e Bitcoins është që përdoruesit duhet të shkarkojnë një softuer i cili është i hapur për përdoruesit për t’u shkarkuar. Bitcoins e blera ruhen në një portofol digjital në kompjuterin e përdoruesit. Rrjedhimisht, përdoruesit përballen me humbjen e parave të tyre në qoftë se ata nuk i zbatojnë antiviruset e përshtatshme apo masat tjera mbrojtëse.
Transaksionet me Bitcoin janë anonime, pra llogaritë nuk janë të regjistruara dhe Bitcoins dërgohen direkt prej një kompjuteri në tjetrin. Transaksionet me Bitcoin kryhen më shpejt dhe më lirë se sa me mjetet tjera tradicionale të pagesave. Tarifat e transaksioneve, nëse ka ndonjë rast që ka tarifë, janë shumë të ulëta.
Kursi monedhave dixhitale
Përshkrimi teknik për një transaksion me Bitcoin

Aspektet teknike të këtij sistemi janë komplekse dhe jo lehtë të kuptueshme për ata që nuk kanë shumë njohuri të sistemeve teknike. Sipas themeluesit, Nakamoto, një para e tillë elektronike mund të definohet si një zinxhir i nënshkrimeve digjitale. Secili pronar i kësaj valute ka dy çelësa, një çelës privat dhe një publik. Këta çelësa janë të ruajtur në një dosje dhe rrjedhimisht, nëse dosja humb apo fshihet atëherë kjo do të thotë se të gjitha Bitcoins të lidhura me këtë file do të humbin gjithashtu.
Sistemet që bëjnë verifikimin e transaksioneve Bitcoin janë të quajtura ‘miners’ — në thelb këta janë kompjuter jashtëzakonisht të shpejt të rrjetit Bitcoin të cilët janë në gjendje të llogarisin të gjitha kalkulimet matematikore në mënyrë që të vërtetojnë se këto transaksione janë të vlefshme. Personat të cilët përdorin sistemet e tyre për zhvillimin e veprimtarisë së ‘minimit’, veprojnë në baza vullnetare, por që më pas shpërblehen me 50 Bitcoins të reja në çdo kohë që sistemi i tyre gjënë një zgjidhje.
‘Mining’ pra është procesi i verifikimit të transaksioneve duke përdorur fuqinë kompjuterike për të gjetur kriteret e vlefshme, për shembull duke zgjidhur problemet e komplikuara matematikore dhe kjo është mënyra e vetme për të krijuar para të reja në skemën e Bitcoin.
Aspekti monetar

Aspekti monetar
Skema e Bitcoin është dizajnuar si një sistem i decentralizuar ku nuk është i përfshirë ndonjë autoritet qendror monetar. Bitcoins mund të blihen në platforma të ndryshme. Sidoqoftë, kjo para e re është krijuar dhe prezantuar në sistem vetëm nëpërmes veprimtarisë së ‘minimit’, gjegjësisht duke shpërblyer me Bitcoins të ri të gjithë ‘miners’ të cilët luajnë një rol kryesor në verifikimin e të gjitha transaksioneve të kryera.
Prandaj, furnizimi me para Bitcoins nuk varet nga politika monetare e ndonjë banke qendrore virtuale, por kjo zhvillohet bazuar në përdoruesit e interesuar për të vepruar me ketë aktivitet.
Sipas Bitcoin, skema ka qenë teknikisht e projektuar në atë mënyrë që oferta e parasë të zhvillohet me një ritëm të paparashikueshëm.
Në mënyrë që të pranohen Bitcoins të reja për përdorues, zgjedhja e algoritmeve po behet gjithnjë e më shumë e komplikuar, pra po nevojiten sa më shumë burime kompjuterike.

Bitcoin është e pranuar nga tregtarë të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Rastet e fundit të kompanive që kanë lejuar përdorimin e monedhës virtuale Bitcoin janë: në shtator 2014, kompania PayPal iu ka mundësuar tregtareve në Amerikën Veriore që të pranojnë pagesa nga klientët e tyre përmes Bitcoin. Gjithashtu në ketë muaj edhe Microsoft ka pranuar Bitcoin si formë e pagesës nga klientët në Amerikë të cilët dëshirojnë të blejnë produkte të Xbox ose të Windows. Time INC ka njoftuar klientët e saj që nga muaj dhjetor 2014, mund të blejnë revistat me Bitcoin.
Sipas Bankës Qendrore Evropiane, rregullimi i sektorit financiar nuk është i zbatueshëm, sepse Bitcoin nuk përfshin akteret tradicional financiar. Me 2014, Bitcoin është jo legal vetëm në dy vende: Vietnam, ku tregtimi me Bitcoins ose valuta tjera elektronike është i ndaluar me ligj dhe në Islandë, ku Banka Qendrore e vendit ka ndaluar përdorimin e Bitcoins për të kufizuar rrjedhjen e parasë jashtë vendit .
Shkrim nga Ramë Hajraj
Ramë Hajraj u lind në Istog, Kosovë, në vitin 1994. Është diplomuar në Fakultetin e Biznesit të Universitetit të Pejës, ndërsa pas kësaj ka përfunduar studimet post-diplomike në Fakultetin e Biznesit të Universitetit të Pejës, Kosovë, në drejtimin Administrim Biznesi. Në vitin 2018 ka përfunduar studimet në administrim biznesi, me rezultate të shkëlqyeshme.
Z. Hajraj ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në shumë konferenca ndërkombëtare në çështje të respektimit të procedurave ekonomike përgjatë procesit të para-anëtarësimit, pengesat administrative dhe ligjore gjatë implementimit të masave ndërkufitare ndërmjet vendeve me të cilat kufizohet Kosova. Gjithashtu, ka përfunduar kurse specialistike të Institutit për Trajner në SHBA në lëmin e teknikave bashkëkohore të mësimdhënies dhe digjitalizimit të mjeteve për përdorimin e këtyre teknikave.
Facebook Conversations
Disqus Conversations