15 personat më të pasur në Shqipëri
Sondazhi i kryer nga Instituti Evropian Pashko. Analiza është bazuar në të dhënat financiare zyrtare të deklaruara në institucionet shtetërore për 60 individët dhe kompanitë që ata zotërojnë, për pjesën takuese të gjithsecilit.

1. Sahit Muja

1. Sahit Muja

Sahit Muja- 2 Miliard $  

Biznesmen ( Kompania Bytyci e mineraleve, nje rrjet restorantesh, firmë ndërtimi etj.)

Sahit Muja me prejardhje nga një fshati Vlad i Tropojes ka mbaruar studimet në fakultetin ekonomik. Më pas ai ka emigruar drejt italisë me synimin për të shkuar në Turqi. Në Turqi është marrë me boks si dhe vazhdonte bizneset e tij në pronat e paluajtshme dhe në restorante. 

Ai behet aksioner i  aksioneve më të fuqishëme Turke Alpanslar. Më pas shkon si një biznesmen i fuqishem në Amerikë ku atje shtoi pasurinë e tij duke hapur nje firmë ndërtimi. Ndaj zotit Muja është bërë një atentat duke e plagosur me plumb në kokë por që ka arritur të shpëtojë.

2. Samir Mane

2. Samir Mane

Pasuria neto e Mane vlerësohet të jetë rreth 1.5 miljard euro. Sipas Wealth-X, Samir Mane është miliarderi i parë shqiptar.

Samir Mane, Presidenti dhe CEO i Balfin Group, kompania më e madhe private në Shqipëri, është zbuluar si miliarderi i parë i Shqipërisë me një pasuri me vlerë 1.2 miliard dollarë, sipas të dhënave të siguruara nga WealthX, një vlerë neto tepër e lartë globale

Mane, president dhe CEO i Grupit Balfin, i cili prezantoi qendrën e parë tregtare dhe parkun e logjistikës në Evropën Juglindore, është një miliarder i vetbërë .Ai jo vetëm që u largua nga Shqipëria për në Austri në 1991 kur Komunizmi ra, por gjithashtu u strehua në kampin e refugjatëve Traiskirchern për një kohë.

Ai punoi si përkthyes përpara se të punonte për Albatrade në 1993, një kompani tregtare e pajisjeve elektronike që merrej me shitjen e televizioneve  dhe video regjistrues përmes një zinxhiri dyqanesh në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

3. Bashkim Ulaj

3. Bashkim Ulaj

Bashkim Ulaj - 350 milion$ 

(Biznesmen, Firma ndërtimi, fibra optike) 

Bashkim Ulaj është një nga biznesmenët më të fuqishëm shqiptarë i cili dyshohet se zotëron një pasuri disa qindra miljona dollarëshe.

Ai i ka siguruar këto para nëpërmjet biznesit te fibrave optike, firmave të ndërtimit e disa kompanive të tjera prej të cilave ka marre shtysen drejt suksesit.

4. Artan Dullaku

4. Artan Dullaku

Artan Dullaku - 220 milion$ 

(Pronari i ETC,Qendra Tregtare Kristal,Distributor i Ford, Range Rover, Firme Ndërtimi,Rrjeti Conad,Tring digital, Vizion Plus etj.)

Artan Dullaku është një tjetër biznesmen mjaft i fuqishem i cili operon në tregun shqiptar. Ai është distributor i shumë firmave të mëdha të huaja sic është Range Rover dhe njihet si pronar i Tring Digital dhe Vizion Plus.

5. Vjollca Hoxha

5. Vjollca Hoxha

Vjollca Hoxha : 200 milion $ , 

Biznesmene ,Trashegimtarja e bizneseve dhe pasurise së të madhit të TOP MEDIAS Dritan Hoxha i cili është ndarë nga jeta. Edhe pse Vjollca ka shitur një pjesë të mirë të aksioneve ajo ka trashëguar dhe vazhdon te gjenerojë shuma marramendëse parash nëpermjet Lori caffes, Digitalb, Top channel ,Top Albania Radio etj . 

6. Shefqet Kastrati

6. Shefqet Kastrati

Shefqet Kastrati - Rreth 170 milion $ ( Biznesmen pronar i vetem i kompanise Kastrati sh.a si dhe zotëron aksione ne kompani të ndryshme si Albsig , Digitalb , etj. ) Njijhet si një person i cili punon shumë ,është shumë këmbengulës dhe nuk tërhiqet nga qëllimet e tij . Kjo i ka rezultuar e suksesshme pasi ai tashmë është një miliarder shqipar dhe zotëron një kompaninë më të fuqishme në Shqipëri sot për sot!

7. Grigor Joti

7. Grigor Joti

Grigor Joti - 120 milion $ - Biznesmen Drejtori i pergjithshem i Infosoft( kompani e cila prodhon software për kompjutera dhe smartphone ) si dhe zotëron 100% te kompanisë InVeg . Z.Grigor nuk është shumë i njohur për publikun shqiptar pasi ai nuk angazhohet në jetën publike të mediave dhe prandaj ato nuk kanë informacion mbi jetën e këtij personi por një gjë dihet ai është shumë i pasur !

8. Vasil Naçi

8. Vasil Naçi

Vasil Naci - 140 milion$  Biznesmen (Agna Group,Pepsi,Amstel,distribucion pijesh,cigare etj). 

Vasil Naci eshte nje tjetër miliarder shqiptar i cili renditet në vend të 8 të klasifikimit. Vasil Naci është distributor i mjaft pijeve popullore në botë si pepsi,amstel,cigare,etj. Dyshohet se pasuria e tij arrin disa dhjetra miliona euro. Vetëm nëpër rrethe pijet e distibutuara nga Vasili jane mjaft të shitura. 

9. Edmond Leka

9. Edmond Leka

Edmond Leka -  115 milion $ Biznesmen ( Western Union ,Union Bank)

Edmond Leka është ndoshta një emër i padëgjuar si pasojë e aktiviteteve të pakta që ai ka. Edmondi pasurinë e tij e bazon vetëm në dy biznese mjaft të fuqishme në tregun shqiptar siç janë Western Union dhe Union Bank. Qindra miliona euro qarkullojnë në vit por përsëri pasuria e tij nuk dihet e saktë.

10. Ramë Geci

10. Ramë Geci

Rame Geci-100 milion $ ( Pronari i Fk Kukesi,Pronari i 15 Katëshit, Pronari I Gecii sh.p.k firmë  ndërtimi).  

Rame Geci ështe shqiptari i 13 më i pasur. Pasuria e tij arrin disa qindra miliona dollarë. Kjo pasuri vjen si rezultat i suksesit të tij në biznes dhe lidhjeve politike por këto të fundit kanë ndikuar shumë pak pasi Ramë Geci njihet si një puntor i madh në kohën e tij gjë qe i ka siguruar atij nje mirqënie ekonomike mjaft të lartë. Ai ka arritur të sigurojë mjaft mirë të dhënat e tij personale.

11. Tom Doshi

11. Tom Doshi

Ligjvënës, një nga anëtarët më të pasur të Parlamentit shqiptar, dhe administrator i disa ndërmarrjeve.

Ai është një nga Politikanët më të pasur që ka lindur në Shqipëri. Gjithashtu ka një pozitë në mesin e listës së Politikanit më të popullarizuar.

Pas rikthimit në Shqipëri Tom Doshi realizoi një sërë manovrash në fushën e biznesit duke blerë dhe përvetësuar biznese të ndryshme, si një stabiliment të përpunimit të qumshtit dhe ndërmarjen më të fuqishme farmaceutike në vend. Gjatë viteve 1993-2005 ka qenë administrator i përgjithshëm i firmës së Ndërtimit "Aldosch" sh.p.k. Gjatë viteve 2000-2005 ka qenë drejtor i përgjithshëm i Industrisë Farmaceutike "Profarma" sh.a. dhe Industrisë së qumështit "Ajka"

12. Rrok Gjoka

12. Rrok Gjoka

Rrok Gjoka  është pronar i kompanisë “Gjoka Construction”. Shërbimet: Ndërtimi industrial dhe civil, infrastruktura e transportit. Me qëndër në Tiranë.


13. Idajet Ismailaj

13. Idajet Ismailaj

Pronari i Albstar Ltd: Shërbimet: Punë inxhinierike, infrastrukturë transporti, dizajnim i punëve civile dhe industriale. Me qendër në Patos, Fier.

14. Vilma Nushi

14. Vilma Nushi

Pronare e marketingut dhe shpërndarjes Ltd. Shërbimet: importi, shpërndarja dhe tregtimi i shëndetit, shtëpisë, bukurisë, ushqimit, pijeve, alkoolit, cigareve, zyrave dhe komunikimit celular. Me seli ne Vore, Tirane

15. Pëllumb Salillari

15. Pëllumb Salillari

Pronar i  Salillari Ltd. Shërbimet: ndërtim, infrastrukturë transporti, ndërtesë industriale dhe civile. Me seli ne Tirane

What's your reaction?

Facebook Conversations

Disqus Conversations