Zebra pjell ''Zomarin'' pasi mbarështohet nga gomari
Gjysmë zebër gjysmë gomar. Emrin e ka Zomar

Një zebër në një park kombëtar afrikan pjell një zomar pas mbarshtimit me gomarin. Zebra filloi të bridhte në një fshat afër parkut kombëtar dhe nuk ju desh shumë të bënte miqësi me shokun e saj të ri, gomarin. 

Një ditë ndërsa punonin në mirëmbajtjen e rrethojave, punonjësit e parkut dalluan zebrën e famshme por këtë herë,ajo nuk ishte vetëm. Ajo ishte duke kullotur në shkurre me një zebër të vogël që dukej sikur ishte mbuluar me baltë.

U deshën disa javë që punëtorët të kuptojnë se ngjyra e çuditshme e zomarit nuk ishte për shkak të baltës, por për arsye se kjo lloj e re zebre kishte gjysmën e trupit sipër si gomar edhe këmbët si zebër.

Megjithëse ishte e vështirë të besohej, zyrtarët parkut kombëtar e kuptuan se zebra e tyre  kishte lindur një Zomar!

What's your reaction?

Facebook Conversations

Disqus Conversations