lexime
Një projekt me emrin ‘The Line’ prej 500 miliardë dollarësh do të jetë pjesë e NEOM, i prezantuar në Tetor të 2017-s. Ai do të ofrojë “transport ultra të shpejtë”, automjete autonome dhe një plan urban që do të ofrojë shërbimet bazë, të tilla sa shkolla e klinika mjekësore të cilat do të jenë jo më shumë se 5 minuta larg në këmbë.
"The Line" është një rrip 106 milje i gjatë që përbëhet nga qytete të ndërlidhura që shtrihen nga malet e Arabisë Saudite veriperëndimore deri në Detin e Kuq.
Por ndryshe nga metropolet ndotëse të ditëve të sotme, ky qytet prej 1 milion banorësh do të mundësohet nga "100% energji e pastër", me banorët që drejtohen nga "zgjidhje të lëvizjes autonome" dhe tranzit me shpejtësi të lartë.
Linja shtrihet në tre shtresa: një shtresë sipërfaqësore për këmbësorët, plus dy shtresa nëntokësore për transport dhe infrastrukturë. Projektimi, thotë Bin Salman, do të ruajë 95% të mjedisit natyror të rajonit.
""Pse duhet ta sakrifikojmë natyrën për hir të zhvillimit?" thotë Salman. “Pse duhet të vdesin 7 milion njerëz çdo vit për shkak të ndotjes? Pse duhet të humbasim 1 milion njerëz çdo vit për shkak të aksidenteve në trafik? "
Facebook Conversations
Disqus Conversations