lexime
1. Takë jo më e lartë se 4 cm
Gjëja më e thjeshtë është të ndiqni rekomandimet e mjekëve - ata besojnë se lartësia e një take për përdorim të përditshëm nuk duhet të kalojë 4 cm. Kjo lartësi është më pak e dëmshme, zvogëlon ngarkesën në shtyllën kurrizore dhe nuk shkakton ndryshime në kocka dhe eshtra.
2. Zgjidhni numrin e këpucës të këmbës më të madhe
Ju të gjithë e dini që njëra këmbë është më e madhe se tjetra, prandaj këpucët duhet t’i merrni me numrin e këmbës më të madhe.
3 . Zgjidhni taka jo të lakuara
Siç e kemi përmendur tashmë, këmbët nuk duhet të shtrëngohen shumë në këpucë dhe as nuk duhet të jenë të lirshme. Këmbët tuaja duhet të fiksohen në këpucë. Në mënyrë që të kuptoni sa te rehatshme janë një palë këpucë, mos u bëni dembeldhe ecni pak kur i provoni. Gjithashtu, kushtojini vëmendje pozicionit të thembrës - nuk duhet të jetë "e lakuar" - e kthyer nga jashtë ose nga brenda. Nëse është, këto këpucë do të shkaktojnë shumë probleme kur i vishni dhe ka shumë mundësi të prishen më shpejt
4. Lartësi e rehatshme dhe e sigurt
Metoda e parë merr parasysh tiparet specifike të trupit.
Ju duhet të matni lartësinë tuaj dhe gjatësinë e këmbës nga ijet në këmbë dhe të përdorni formulën e mëposhtme: (lartësia / gjatësia e këmbës - 1.61) * 10. Si rezultat, do të merrni lartësinë ideale të takave tuaja.
Metoda e dytë do ju duhet një vizore ose një shirit matës.
Uluni rehat në një karrige dhe shtrijeni njërën këmbë para jush. Mos e shtrëngoni këmbën, thjesht relaksohuni. Matni distancën nga thembra në majën e gishtit siç tregohet në foto. Matja që do të merrni do të jetë lartësia ideale e një take për ju sepse është e barabartë me prirjen natyrale të këmbës.
Facebook Conversations
Disqus Conversations