10 herët Meghan Markle na kujtoi Princeshën Diana dhe na bëri të ndihemi melankolikë
Bota u dashurua me Princeshën Diana kur ajo u bë e fejuara e Princit Charles, por puna e saj dhe jeta e saj kanë provuar se ajo ishte më shumë se vetëm gruaja e një princi. Një grua humanitare, ikonë mode dhe nënë e përkushtuar - ka aq shumë për të thënë për Princeshën e zemrave të Britanisë. Ajo e jetoi jetën e saj në mënyrën e saj, u bë një rebele mbretërore dhe ndryshoi shumë tradita. Dhe Meghan Markle, nusja e saj, sigurisht që po e djek me besnikëri rolin e saj.

1. Ato të dyja kishin një karrierë para se të martoheshin.

1. Ato të dyja kishin një karrierë para se të martoheshin.

Para se të martohej me Charles, Diana punoi si asistente e mësueses në çerdhe në Londër. Në atë kohë, ajo ishte anëtarja  e parë e familjes mbretërore që kishte një punë me pagesë para se të martohej. Meghan gjithashtu kishte një karrierë të suksesshme para se të takohej me Princin Harry. Ish-ylli i Suits ishte një aktore e arritur dhe u shfaq në shumë filma, shfaqje televizive dhe seriale.

2. Diana zgjodhi unazën e saj të fejesës dhe Meghan e ridizajnoi të sajën.

2. Diana zgjodhi unazën e saj të fejesës dhe Meghan e ridizajnoi të sajën.

Kur u fejua me Charles, Diana theu një nga traditat mbretërore dhe zgjodhi unazën e saj të fejesës. Për shkak se ajo zgjodhi një unazë nga një katalog, dhe ishte "e arritshme" për publikun në atë kohë, Diana pushtoi titujt e gazetave me zgjedhjen e saj të unazës. Meghan gjithashtu provoi se ajo është një shkelëse e rregullave, dhe pasi lindi djalin e saj Archie, ajo ridizajnoi unazën e saj të fejesës dhe i shtoi asaj një rreth të hollë.

3. Të dyja i ndryshuan betimet tradicionale të martesës.

3. Të dyja i ndryshuan betimet tradicionale të martesës.

Në martesën e saj në 1981, Princesha Diana bëri histori kur ajo refuzoi të thoshte se do t'i "bindej" Princit Charles dhe riformuloi zotimet e saj të dasmës, të cilat shkaktuan një sensacion në atë kohë. Një feministe prej një kohe të gjatë, Meghan gjithashtu zgjodhi të hiqte "bindjen" nga zotimet e saj, dhe betimet e martesës së saj dhe të Princit Harry ishin pothuajse identike.

4. Ato të dyja thyen traditën mbretërore kur vendosën të lindnin në një spital.

4. Ato të dyja thyen traditën mbretërore kur vendosën të lindnin në një spital.

Diana ndryshoi mënyrën e lindjes së grave mbretërore. Në vend që të lindte fëmijën e saj në shtëpi, ajo lindi të dy djemtë e saj në Lindo Wing of St. Mary’s Hospital. Kate Middleton ndoqi shembullin e saj dhe i lindi të tre fëmijët e saj në të njëjtin spital. Por Meghan ndoqi rrugën e saj dhe vendosi të lindë djalin e saj Archie në Portland Hospital në Londër.

5. Të dyja zgjodhën prindërimin aktiv

5. Të dyja zgjodhën prindërimin aktiv

Në vitin 1983, Diana këmbënguli  për të sjellë djalin e saj William me vete në vizitën e saj në Australi dhe Zelandën e Re. Ajo theu traditën mbretërore dhe nuk pranoi ta linte djalin e saj të vogël me dadon mbretërore. Meghan dhe Harry gjithashtu vendosën ta merrnin Archie me vete në turneun e tyre në Afrikën e Jugut kur ai ishte vetëm disa muajsh.

6. Ato bënë zgjedhjet e tyre të modës.

6. Ato bënë zgjedhjet e tyre të modës.

Për Dianën, thyerja e protokollit mbretëror nganjëherë do të thoshte të  përdorte ngjyra të guximshme ose të vishte fustane të përshtatshëm për ngjarjet mbretërore. Meghan gjithashtu ka thyer traditën mbretërore me zgjedhjet e saj të modës, dhe shpesh përshkruhet si një rebele.

7. Të dyja janë veshur me të zeza në publik.

7. Të dyja janë veshur me të zeza në publik.

Tradicionalisht, anëtarët e familjes mbretërore nuk vishen me të zeza në publik, përveç se nëse marrin pjesë në një funeral. Diana në mënyrë të përsëritur mbante veshje të zeza kur merrte pjesë në evente të ndryshme, dhe Meghan nuk e ndjek këtë rregull. Ajo ka dëshmuar se e gjen këtë traditë të vjetëruar dhe i pëlqen shumë fustanet e saj të zeza.

8. Të dyja nuk i përmbahen rregullit mbretëror për një manikyr të thjeshtë.

8. Të dyja nuk i përmbahen rregullit mbretëror për një  manikyr të thjeshtë.

Gratë e familjes mbretërore zakonisht i mbajnë thonjtë e tyre të shkurtër dhe mbajnë manikyrin me ngjyra neutrale ose të thjeshtë. Por Princesha Diana nuk kishte frikë të thyejë këtë rregull dhe shpesh shihej me manikyr të kuq. Meghan gjithashtu refuzoi të kufizojë zgjedhjet e saj të manikyrit dhe shpesh shfaqet në publik me manikyr të errët.

9. Ato të dyja nuk kishin frikë të flasin.

9. Ato të dyja nuk kishin frikë të flasin.

Në 1995, Diana dha intervistën e saj të famshme me Martin Bashir të BBC-së. Ajo nuk ishte më "E ndrojtura Di", dhe u përpoq të merrte kontrollin e mediave rreth jetës së saj private. Gjatë turneut të saj në Afrikë, Meghan gjithashtu dha një intervistë shumë emocionuese dhe zbuloi se ajo ka patur shumë vështirğesi për të përballuar shtatzëninë e saj për shkak të interesit të mediave mbi jetën e saj private.

10. Ato folën me fëmijët duke u perkulur para tyre.

10. Ato folën me fëmijët  duke u perkulur para tyre.

Kur Diana u fliste fëmijëve, ajo gjithmonë përkulej që të mund t'i shihte sy më sy. Para se të martohej, ajo ishte një mësuese Montessori dhe mësoi t'u fliste fëmijëve sy më sy si një simbol  respekti. William, Kate, Harry dhe Meghan vazhdojnë këtë traditë dhe shpesh kanë momente të lezetshme kur përkulen në nivelet e fëmijëve dhe krijojnë kontakt me ta me ta.

Cila është gjëja më e ëmbël që mbani mend për Princeshën Diana? A jeni dakord që Meghan e ka marrë shembull atë kur bëhet fjalë për qëndrimin e saj ndaj traditave mbretërore?

What's your reaction?

Facebook Conversations

Disqus Conversations