5 Arsyet Kryesore Pse Duhet T'i Largoni Njerëzit Toksikë Nga Jeta Juaj
Pasi të keni kuptuar se ekziston një person toksik në jetën tuaj, hapi tjetër thelbësor është që t'i largoni nga jetaj juaj. Sidoqoftë, kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet dhe nganjëherë ne zgjedhim të qëndrojmë në marrëdhënie të këqija në vend që të shkëpusim marrëdhëniet me njerëzit. Vazhdimi në një marrëdhënie të tillë mund të na dëmtojë në shumë mënyra dhe të ndikojë seriozisht në aktivitetet tona të përditshme.

1. Ndikon në shëndetin tuaj fizik

1. Ndikon në shëndetin tuaj fizik

Sipas ekspertëve, të qenit në një marrëdhënie toksike ndikon më shumë sesa vetëm në shëndetin tonë mendor. Njerëzit të cilët qëndrojnë në marrëdhënie të këqija kanë tendencë të jenë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të problemeve të zemrës. Ata gjithashtu mund të kenë probleme të tjera si presioni i lartë i gjakut, nivelet e rritura të sheqerit dhe mbipesha.

2. Mund të shkatërrojë vetëvlerësimin tuaj.

2. Mund të shkatërrojë vetëvlerësimin tuaj.

Qënia në një lidhje toksike mund të dëmtojë vetëvlerësimin tuaj dhe t'ju bëjë të besoni se çdo gjë që ndodh e meritoni dhe kjo është mëe mira e mundshme për ju. Negativiteti nuk do t'ju lejojë të shihni se jeni të aftë të bëni gjëra të mëdha dhe të denjë për dashuri të pakushtëzuar. Kjo mundegesë vetëbesimi dhe dashurie mund të çojë në ankth, stres dhe depresion.

3. Ju bën të jeni tepër të varur nga të tjerët.

3.  Ju bën të jeni tepër të varur nga të tjerët.

Njerëzit toksikë pëlqejnë të marrin vetë të gjitha vendimet e rëndësishme, madje edhe vendimet që dueht ti merrni ju, duke u përpjekur të kontrollojnë çdo aspekt të jetës tuaj. Kur kjo të ndodhë, ju filloni  të humbni dalëngadalë individualitetin tuaj.  Mas një farë kohe do e shihni se do e keni mjaft te vështirë për të marrë vendime edhe nga më të thjeshtat vetë.

4. Ju bën të neglizhoni veten dhe nevojat tuaja.

4. Ju bën të neglizhoni veten dhe nevojat tuaja.

Marrëdhëniet e këqija dhe toksike mund t'ju bëjnë të hiqni dorë nga hobet tuaja të preferuara, madje pa e kuptuar as vetë. Të bësh gjithçka për lehtësinë dhe për të plotësuar dëshirën e tjetrit mund të bëjë që të neglizhosh atë që ti vetë dëshiron. Për pasojë ju do të sakrifikoni kohën, shëndetin dhe madje edhe pamjen tuaj.

5. Mund t'ju shtyjë ta keni më të vështirë të besoni te të tjerët.

5. Mund t'ju shtyjë ta keni më të vështirë  të besoni te të tjerët.

Të jesh pranë njerëzve toksikë mund të të bëjë të besosh se të gjithë njerëzit janë njësoj, duke ndryshuar këndvështrimin tënd për botën. Ju mund të zhvilloni probleme të mosbesimit dhe hezitoni t'u jepni të tjerëve një shans, gjë e cila mund të ndikojë në marrëdhëniet tuaja në rrethin tuaj social dhe ul shansin tuaj për një jetë të lumtur në të ardhmen.

Po ju  a keni qenë ndonjëherë në një lidhje toksike? Si mundët të shkëputeni nga ajo lidhje?

What's your reaction?

Facebook Conversations

Disqus Conversations