Markat e makinave franceze të harruara: ATLA / SERA / Jidé / Scora
Këto 4 marka janë të lidhura ngushtë me një emër të vetëm Jacques Durand. Jacques i lindur në një familje borgjeze Pariziane shumë shpejt krijoi një interest të veçantë për makinat.

Përveç motorëve, ai ishte i interesuar më tepër  në skeletin modeleve të makinave apo aeroplanëve. Fillimisht materialet e përdorura  ishin prej metali, alumini, dhe në fund, poliestër. Ishte krejt rastësisht që ai zbuloi materialin "mrekulli" të viteve 50 dhe 60. Zbulimi i poliesterit do të ndryshojë jetën e Jacques Durand. Ai shoqërohet me disa miq, përfshirë Charles Cosson, inxhinier mekanik. Ky i fundit krijon një shasi multitubulare që peshon vetëm 40 kg. Pesha e lehtë është fjalë kyçe, dhe pas disa javësh provash dhe gabimesh , më në fund ja dolën të krijonin  ATLA.

ATLA

ATLA

Si ta përshkruajmëATLA? Tashmë, ajo merr hua pjesën mekanike nga Renault Dauphine, motorrin R1062. Por jo vetëm kaq.Në të vërtetë, xhami i përparmë është si ai i makinës Renault  të hershëm.Për pamjen e saj, pjesa e përparme është një frymëzim nga Jaguar Type D. Por,janë veçanërisht dyert e saj "flutura" që befasojnë për një makinë të punuar në mënyrë manuale. Kur kjo makinë u hodh në treg kishte një çmim shumë konkurues

ATLA

ATLA

SERA

SERA

Pas kësaj aventure të parë të suksesshme, e cila mbetet konfidenciale, Jacques Durand takohet me një burrë të quajtur Arbel, një industrialist. Ai arriti të bindë Durand që të bashkohej me të në një aventurë të re mekanike, me krijimin e Ndërmarrjes së Studimit dhe Prodhimit të Automjeteve, (Société d’Etude et de Réalisation Automobiles) SERA.

SERA

SERA

Shumë i frymëzuar edhe njëherë, Durand skicon dhe prodhon një automjet që huazohet  nga Jaguar (Tipi 3), por edhe nga Mercedes,  apo Corvette për pjesën e pasme. Gjithçka është vendosur në përërputhje me  Mekanikën e kohës, Panhard.

Këtë herë makina vjen si inovacjon edhe në dizajn, një coupé cabriolet sportive me ngjyra të ndezura u bë e preferuara e shumë njerëzve.

Fillimisht SOVAM më pas Jidé dhe Scora

Fillimisht SOVAM më pas Jidé dhe Scora

SOciété des VehiclesAndré Morin (SOVAM) është një kompani e vendosur në Parthenay (Deux-Sèvres).Nëse akoma ekziston, tashmë prodhon pajisje aeroporti. SOVAM filloi në vitin1964 me prodhimin e skeletit të kamionëve të transportit dhe automjeteve të lehta tregtare. Automjeti i parë do të jetë gjithashtu një automjet transporti i bazuar në Renault 4 (4L) me pjesë prej poliesteri.

SOVAM

SOVAM

Në vetëm pak vite,vetëm mbi 160 modele janë krijuar dhe shitur. Por André Morin heq dorë nga kjo ndërmarrje dhe përkushtohet për të krijuar kamionë. Përsa i përket SOVAM-ve, ato i gjeni në takimet mes pronarëve të këtyre makinave historike, ose në Grand Prix Historique në Bressuire (fatkeqësisht anulluar këtë vit, 2020)

Jidé

Jidé

Jidé në të kundërt të modeleve të tjera ka një dizajn më agresiv dhe sportiv. Çdo detaj është në përputhje me qëllimin kryesor të kësaj makine: Garimin. Motori është në pjesën e pasme, i cili lejon një parakolp mjaft të hollë dhe fin, me pjesë ventilimi ajri që dalin në kapakun e përparmë. Pjesa e pasme mjaft masive merr prurjet e ajrit për të furnizuar dhe ftohur  motorrin. Baza është veçanërisht jashtëzakonisht e ndryshueshme dhe kjo është ajo që i pëlqen shumë blerësve që e shndërrojnë atë në një makinë garash, 4x4 ose diçka tjetër. Duhet thënë se tashmë është shumë e lehtë në peshë dhe në bazën e pajisur me një 1300 ose1600 cm3.

Jidé

Jidé

Në 1973 ishte kriza e parë e naftës. Franca prezanton kufijtë e shpejtësisë, dhe mbi të gjitha, Kryeministri Pierre Messmer ndalon sportet motorrike dhe garat me makina (kjo do të çojë, për shembull, në anulimin e garës së Monte Carlo 1974 për mungesë leje për të përdorur rrugët franceze).

Durand heq dorë dhe shet markën, kështu që Jidé ndërron pronar vetëm pas 4 vitesh ekzistence.

SCORA

SCORA

Jacques Durand largohet nga Deux-Sèvres. Ai themeloi CORRézienne d'Automobile -SCORA. Edhe pse ai e shiti markën Jidé, ai mbajti pronësinë e planeve dhe sk,cave për makinën. SCORA do të jetë më e mirë se Jidé në shumë kuptime!Një vit pasi e shiti Jidé, Durand prezantoi SCORA në AutoShow në 1974.

SCORA

SCORA

Dizajni i SCORA është përmirësuar dhe është  konkurruese. Poliesteri shkëputet lehtë, por riparohet mjaft lehtë. Përveç kësaj, pjesë të tjera të makinës mund t'i grumbulloni dhe t'i çmontoni "shpejt". Veçori këto shumë të nevojshme gjatë garave.  Mbi të gjitha, makina u përmirësua pa kompromentuar peshën e cila mbetet leitmotifi i Durandit. SCORA ishte e pajisur fillimisht me  Gordini 1600 cm3 me 160 kf dhe shumë shpejt me një Renault 1796 cm3 me 183 kf. Makina nuk peshon as 620 kg.

Jacques Durand, vdiq në 16 gusht 2009 në Mougins. Makinat e tij gjithnjë bashkojnë entuziastë që e dinë se kanë modele të rralla. Mekanika e zakonshme lejon që ato të riparohen mjaft lehtë dhe nëse bykat e poliesterit të kohës kanë probleme, ne mund "thjesht" të bëjmë të reja. Edhe Jidé pavarësisht se ka ndërruar pronar disa herë mbetet vepër e Jacques Durand. Në vijim mund të shikoni këto modele të vjetra të modifikuara dhe modernizuara.

Atla

Atla

SCORA

SCORA

JIDÉ

JIDÉ

JIDÉ

JIDÉ

SERA

SERA

SOVAM

SOVAM

SOVAM

SOVAM

What's your reaction?

Facebook Conversations

Disqus Conversations