
Një pëllumb Pakistanez që dyshohet të jetë trajnuar për "spiunazh" është kapur në Indi ne kufi, thonë zyrtarët Indjan.
Ata thanë se zogu po mbante një "mesazh të koduar" dhe u kap nga fshatarët në Manyari, përgjatë kufirit Kashmir i cili ndan pjesën e kontrolluar nga India dhe Pakistani. Ndërkohë që agjensitë e sigurisë po përpiqen të deshifrojnë mesazhin.
Shefi i lartë i Policisë Kathua Shailendra Mishra tha se fshatarët ia dhanë pëllumbin policisë të Dielën pasi fluturoi nga shtëpia e një gruaje Pakistaneze. Ai tha: "Një unazë u pa e bashkangjitur në njërën nga këmbët e pëllumbit me disa numra mbi të dhe një sinjal të ndezur.
Edhe pse asgjë e dyshimtë nuk u gjet mbas skanimit në x-ray të pëllumbit, policia e ka mbajtur pëllumbin nën arrest dhe e ka regjistruar si një "spiun i dyshuar" në ditarin zyrtar të policisë së zonës.
Facebook Conversations
Disqus Conversations