Alkooli dhe seksualiteti: Si ndikon alkooli në jetën seksuale?
Të gjithë e kemi parë në shfaqje televizive dhe filma; Në mëngjesin e netëve të përdorimit të alkoolit apo drogës, protagonistët e filmit zgjohen pranë dikujt që nuk e kanë dashur kurrë. Një shtatzëni e padëshiruar, një sëmundje seksualisht e transmetueshme ose intimitet i padëshiruar me një mik apo dikë nga vendi i punës përjetohen gjithmonë në netë të tilla. Pra, si ndikon alkooli në jetën tonë seksuale?

Ndërsa këto histori mund të duken të lodhshme, ndonjëherë të mërzitshme dhe ndonjëherë shumë klishe për ne, një studim i ri tregon se sa ngushtë është i lidhur përdorimi i drogës dhe alkoolit me jetën seksuale të një personi.

 

Një studim i kryer nga Addictions.com, që ofron shërbime këshillimi për njerëzit që luftojnë me alkoolin dhe drogën në SHBA.

Ky studim përfshiu 2000 pjesmarrës dhe  vëzhgoi se si droga dhe alkooli i japin formë përvojave seksuale.

Vëzhgimi i parë nga studimi është si vijon: 47 për qind e njerëzve thonë se kur kanë qenë nën efektin e alkolit ose drogës kanë bërë seks me dikë me të cilin nuk kanë dashur kurrë të jenë. Nga këtu vijnë zakonisht historitë e marrdhënjeve me një mik, një menaxher në punë ose me të dashurën e një shoku.

Përdorimi i alkoolit dhe drogës gjithashtu rrit rrezikun e kontraktimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Megjithatë, këtu duhet të shmanget një keqkuptim i mundshëm; kjo nuk është për shkak se alkooli dhe droga ju bëjnë të bëni seks me më shumë njerëz. Meqenëse substancat në alkool dhe drogë dobësojnë sistemin tuaj imunitar, fuqia e trupit tuaj për të luftuar infeksionet e mundshme zvogëlohet.

Një tjetër rezultat i marrë nga studimi është se alkooli dhe droga shkaktojnë 13.2 për qind të shtatzënive të padëshiruara. Për më tepër, 22.6 për qind e të anketuarve kanë thënë se kanë tradhtuar partnerët e tyre ndërsa janë nën ndikimin e alkoolit ose drogës. Ka shumë probleme të tjera që krijojnë alkooli dhe droga në jetën seksuale të njeriut. Sipas rezultateve të hulumtimit, problemet që shkaktojnë alkooli dhe droga në jetën seksuale të grave dhe burrave janë si më poshtë:

Gratë:

Paaftësia për të arritur orgazëm – 31,8%

Rënia në gjumë - 29,9%

Thatësi vaginale - 11,6 %

Ulje e dëshirave seksuale - 11,6 %

Mos paralajmërimi - 8,9 %

Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale - 5,9%

 

Meshkujt

Disfunksioni erektil  – 38%

Pamundësia për të arritur orgazëm apo vonesa - 19,3%

Rënia në gjumë - 14,8%

Derdhje e parakohshme - 12,6%

Ulje e dëshirës seksuale - 12,6%

Ejakulimi retrograd - 2,4%

Me fjalë të tjera, marrëdhëniet seksuale nën ndikimin e alkoolit dhe drogës mund të mos kenë një fund të lumtur si në filmin Knocked Up. Në film, personazhet e quajtur Katherine Heigl dhe Seth Rogen dehen, mblidhen së bashku dhe lindin papritur një fëmijë. Marrëdhëniet seksuale nën ndikimin e alkoolit dhe drogës mund të shkaktojnë shtatzëni të papritur ose situata të padëshiruara përsa i përket jetës tuaj shoqërore.

What's your reaction?

Facebook Conversations

Disqus Conversations