Shkon tek doktori për dhimbje kurrizi, zbulon se kishte 3 veshka
Një burrë në Brazil zbuloi se kishte një veshkë shtesë pasi bën skanim për të diagnostikuar dhimbjen e shpinës

Personi me inicjalet A.R shkon në një spital në qytetin brazilian të S Paulo , duke u ankuar për dhimbje të forta në shpinë.

Mjekët e tij, Dr. Jose Medina-Pestana dhe Dr. Renato Foresto nga Spitali do Rim, e detajuan çështjen e tij në New England Journal of Medicine.

Mjekët kryen një numër testesh në përpjekje për të gjetur burimin e shqetësimit të tij, duke përfshirë një skanim CT. Rezultatet zbuluan se burri kishte tre veshka.  Një veshkë të majtë, e cila dukej normale, gjithashtu edhe dy që ishin shkrirë së bashku të pozicionuar në legenin e tij.

Ashtu si shumica e njerëzve me veshkë shtesë, burri nuk kishte ndonjë simptomë specifike që tregonte se kishte ndonjë problem. Përkundrazi nuk kishte as të vetmin shqetësim.

What's your reaction?

Facebook Conversations

Disqus Conversations