lexime
10 MAKINAT MË TË MIRA TË VITIT 2020
Kia Telluride
Në 100 km/h është shumë e rehatshme. Mund të themi lirisht se është më i rehatshem se Range Rover. Ka një përformancë në përgjithësi që ka kualitet të lartë. Kualiteti i tij është më i lartë se disa makina SUV që kanë çmim më të lartë se ky për dhjetra mijra dollarë. Ka katër turbocharged, V-6 me 291 kuaj fuqi. ka një rehati të pakrahasueshme me makinat e tjera. Ndërsa sa i përket hapsires kjo makinë akomodon deri në 5-6 përsona. Pavarsisht moshës ju mundë të akomodoheni shumë mirë brenda tij.
Chevrolet Corvette
eshtë makina e vitit për Detroit Free Press dhe Motor Trend për shkak se kjo makinë ka një motor që vendos mbi gjysmën e peshës në rrotat e pasme, dhe bën që makina të kapë 100 km në orë në 3 sekonda. Z06 ka motorr 6.2 V-8 dhe fuqi 650 hp qe e rangon si super veture ne performance. Gjate testimit, ka arritur 0-100k/h ne kohen 2.95 sekonda dhe ne 402 metra per 11 sekonda me shpejtesi 196 k/h
Jeep Gladiator
Në vitin 2014, pas bashkimit midis Fiat dhe Chrysler, modeli i parë Jeep ® u ndërtua dhe u zhvillua kryesisht në Itali. I quajtur “Renegade” në nder të disa përgatitjeve të CJ-ve legjendare të viteve ’70 dhe ’80, ky automjet merr vijën këndore që ka karakterizuar familjen gjatë dekadave dhe përfshin elemente tipike të traditës Jeep. Me mbi 80 karakteristika standarde dhe të disponueshme të sigurisë Jeep e meriton të futet në listën e makinave me te mira te vitit
Hyundai Palisade
Konsiderohet si vetura më e rëndësishme e Hyndai, ndërsa dominon në mesin e makinave SUV që kanë tri radhë ulësesh, që kur u prezantua krahas Kia Telluride që është fitues në këtë kategori.
Shumë shpejtë u bë një nga makinat më të mira familjare, pasi vozitet lehtë, ka hapsirë të bollshme, si she specifika tjera që e bëjnë një SUV shumë të dëshirueshëm. karakterizohet nga një jashtme atletike me një prekje të stilit tërheqës sportiv
Toyota GR Supra
Frymëzuar nga mbi 50 vjet trashëgimi e pasur, Toyota GR Supra e re jep përvojën tonë më të pastër deri më sot. Me një përzierje emocionuese të fuqisë, ekuilibrit dhe shkathtësisë, ajo u ofron entuziastëve shprehjen më të lartë të kënaqësisë së vozitjes.
Zgjidhet nga Esquire si makina më e mirë e vitit, për shkak se ka 335 kuaj fuqi, manovrohet lehtë dhe pamje plot stil me një çmim prej 50 mijë dollarësh.
Subaru Outback
Makinat japoneze dallohen nga besueshmëria e jashtëzakonshme, përbërësit dhe asambletë e tyre janë në gjendje t'i rezistojnë kushteve të ashpra të funksionimit. Blerësit kryesor të Subaru Outback janë familjarë të cilet presin besueshmëri, praktikë dhe kapacitet të mirë nga makina.
Kia Soul
Pas fitimit të çmimit në testin krahasues , Kia Soul i ri ka fituar çmimin prestigjioz të automjeteve nga Auto Bild Timoni i Artë . Soul është shpallur si „Automobili më i mirë deri në shumën prej 35.000 Euro“, duke tejkaluar 57 vetura, duke marrë parasysh çmimin fillestarë, pajisjet standarde, garancionin, pagesat shtesë dhe ndjenja gjatë vozitjes.
Soul ofron një mori opsionesh për lidhjen që ju mund të zgjidhni. Sistemi më i fundit i informacionit dhe argëtimit do t'ju ofrojë lidhje të vazhdueshme, t'ju informojë dhe të argëtoheni me një mori të zgjidhjeve më të fundit dhe më të zgjuara teknologjike.
Ford Explorer
Explorer 2020 është ridizajnuar plotësisht - brenda dhe jashtë. Përveç karakteristikave për përmirësimin e aftësive si vozitja e rrotave të pasme. Ford ofron Explorerin edhe me versjonin hibrid i cili do ju bëjë akoma më ekonomike vozitjen tuaj.
Mercedes-Benz gle
Mercedes-Benz ka qenë fituese e shumë çmimeve prestigjoze në komunitetin e automobilave. Mercedes-Benz GLE 2020 siguron teknologji të përparuar, performancë të ekuilibruar dhe një përvojë autentike luksoze për udhëtarët. Si rezultat, është një nga SUV-et më të mira lluksoze me një çmim mesatar. GLE ka një stilim të veçantë duke shtuar qëndrueshmëri dhe hapësirë shtesë për pasagjerët. Rritja e teknologjisë së përparuar përfshin një sistem krejt të ri që është i mbushur me karakteristika të veçanta. Performanca dhe trajtimi gjithashtu ndërmarrin një hap serioz nga GLE e mëparshme.
Lincoln Corsair
Pasi e prezantoi Aviator tërësisht të ri gjatë vitit të lakuar, Lincoln e ka shfaqur zyrtarisht edhe Corsair në New York Auto Show. Me pamje shumë të freskët, enterier luksoz dhe teknologji të avancuar, Corsair e zëvendëson MKC, si makina më e vogël SUV nga kjo kompani. Në pamje të parë, Corsair 2020, që është marrë nga fjala latine cursus që nënkupton udhëtim, është shumë elegant, ndërsa ka marrë elemente nga Navigator dhe dhe Aviator. Enterieri është shumë i këndshëm dhe praktik, duke ofruar shumë rehati dhe qëndrim në ambient luksoz.
Facebook Conversations
Disqus Conversations