Këto skulptura prej rëre duken aq të vërteta sa s'do mund t'ju besoni syve!
Larg korridoreve të ftohta të Institutit të Arteve të Bukura Spanjolle, Andoni Bastarrika gdhendi rrugën e tij për t'u bërë artisti me përvojë që ai është sot. Rastësisht ai gjeti se cili ishte misioni i tij në jetë: bashkimi i njerëzve përmes fuqisë së artit dhe imagjinatës.

Por, akoma, edhe pas 10 vjetësh nga krijimi i skulpturave më mahnitëse dhe realiste të rërës, siç thotë vetë Bastarrika, "ai ende po zbulon se çfarë mund të bëjnë duart e tij sepse është rëra që dikton se çfarë forme dëshiron të marrë".

Ne dëshirojmë t'ju prezantojmë me Andoni Bastarrika. Gjatë intervistës ne mësuam më shumë rreth jetës dhe punës së tij,  dhe si këto të dyja ndërthuren për ti dhënë kuptim  lirisë së tij artistike.

Ai e sheh botën përmes punëve që dalin prej duarve të tij.

Ai e sheh botën përmes punëve që  dalin prej duarve të tij.

Bastarrika është një artist autodidakt. Kohë më parë, ai i ishte pronar i një dyqan frutash dhe punoi si një terapist i certifikuar shiatsu. "Ndoshta kjo është ajo që më mësoi të shoh botën përmes duarve të mia," tha ai. Ishte vetëm në verën e vitit 2010 kur, gjatë një dite në plazh me vajzat e tij, ai zbuloi talentin e tij ndërsa i ndihmoi ato të përfundonin një skulpturë prej rëre.

Imagjinata e tij është frymëzimi i tij.

Imagjinata e tij është frymëzimi i tij.

Për të krijuar skulpturat e tij, Bastarrika mbledh midis 500kg dhe 1500 kg rërë. Bastarrika punon kryesisht me duar. I pëlqen të ndjejë dhe të prek rërën. Gjatë procesit, ai përdor një fotografi si referencëtë asaj që do të skulptojë , megjithatë shumica e frymëzimit të tij vjen direkt nga imagjinata e tij e gjallë. Duhen rreth 6 deri në 12 orë për të përfunduar një skulpturë. Pak kohë pas përfundmit, këto skulptura fatkeqësisht  ose prishen nga era ose nga vetë ai, pasi ai duhet të çlirojë hapësirën publike ku normalisht punon.

Rëra ka qenë mësuesi i tij.

Rëra ka qenë mësuesi i tij.

Në një mënyrë apo tjetër, puna e Bastarrika është një shenjë përulësie dhe sfiduese ndaj egos. "Puna me rërë mund të jetë mjaft sfiduese," tha ai. "Sidomos sepse unë punoj me rërë me cilësi të ulët, që do të thotë se nuk mund të ndërtoj skulptura të larta. Por rëra ka qenë gjithmonë mësuesi im, kjo është mënyra e saj për të na mësuar një mësim në lidhje me rreziqet e egos dhe nëse përpiqemi të ecim shumë shpejt në jetë pa u menduar. "

Shkatërimi është çmimi që duhet të paguajë për të qënë i lirë

Shkatërimi është çmimi që duhet të paguajë për të qënë i lirë

Në dallim nga ajo që bota moderne është përpjekur të na bindë, shkatërrimi i këtyre veprave të artit mishëron pasazhin tonë të shkurtër në Tokë ashtu si dhe vdekjen tonë. "Qëllimi im është të përshkruaj lirinë dhe t'i përshkoj njerëzit me bukuri  universale," tha Bastarrika. Dhe ajo që është më universale, është kalimi i kohës i mishëruar nga këto skulptura të gjalla. Ndoshta kjo është arsyeja pse skulpturat e Bastarrika japin atë ndjenjën e madhe të çlirimit, sepse shkatërimi është çmimi që duhet paguar për lirinë.

Ku do ta shpjenë aventurat e tij?

Ku do ta shpjenë aventurat e tij?

Bastarrika rrëfeu se "nuk e di se ku do ta shpjerë kjo aventurë, ashtu siç nuk di se nga erdhi". Pavarësisht përulësisë së tij, artisti spanjoll jo vetëm që është punësuar nga bashkitë spanjolle për të bërë skulptura dhe për t'u mësuar njohuritë dhe teknikën e tij të tjerëve përmes workshopeve  të ndryshme, por madje edhe "gjuetarët e talenteve" në Mbretërinë e Bashkuar dhe Arabinë Saudite e kanë kërkuar atë. "Në përgjithësi, mezi pres të jap workshope dhe seminare të reja gjatë verës. Më pëlqen të punoj me fëmijë, por jam i hapur për të punuar në çdo vend, pavarësisht nëse është Australi, Afrikë, apo Evropë. "

Bastarrika kërkoi nga ne që t'ju përcjellim mesazhin e mëposhtëm:

 "Sot është koha për të bërë art , të jetojmë paqësisht, dhe është koha e duhur për të bërë një jetë të thjeshtë dhe të lumtur". 

Çfarë do të dëshironi t’i thonit këtij artisti? A jeni dakord me deklaratën e tij? A mendoni se arti është akoma një mënyrë kuptimplotë e rebelimit për të arritur lumturinë? Ndani mendimin tuaj me ne përmes komenteve!

Reagimi Juaj?

Facebook Conversations

Disqus Conversations