Kush i krijon dhe i ndryshon standartet e bukurisë?!
Padyshim, standardet e sotme të bukurisë thonë se gratë pritet të mbajnë grim në jetën e tyre të përditshme, të ushtrohen në palestër, të qëndrojnë të elegante me "forma" në vendet e duhura dhe të duken gjithmonë të reja.

Sidoqoftë, ajo që e bën të tashmen të ndryshme nga e kaluara është se ne gjithashtu mund të jemi ndryshe dhe jemi të lirë të tregojmë veçantitë tona, pasi shoqëria është bërë më gjithëpërfshirëse. Këto tendenca janë të gjitha të ndikuara nga historia dhe zhvillimet teknologjike për të cilat do t'ju tregojmë më poshtë.

1. TV dhe kinema ndryshuan mënyrën e aplikimit të grimit.

1. TV dhe kinema ndryshuan mënyrën e aplikimit të grimit.

Në vitet 1950, më shumë make-up-i si kremi foundation, eyeliner, blush etj filluan të përdoren. Kjo ishte një kohë kur filmat me ngjyra po bëheshin të njohura, dhe gratë filluan të kopjonin këto fytyra teatrore nga ekrani i madh. Aktorë të tillë si Clara Bow, Elizabeth Taylor dhe Marilyn Monroe ishin disa nga më të pëlqyerat.

Që atëherë, grimi ka qenë një pjesë e madhe e jetës së shumë femrave. Në fakt, sot, në vitin 2020 industria globale e kozmetikës mendohet të jetë me vlerë rreth 640 miliardë dollarë .

2. Lloji ideal i trupit tonë ndikohet nga të VIP-at.

2. Lloji ideal i trupit tonë ndikohet nga të VIP-at.

Forma ideale e trupit të sotëm është e ngjashme një orë me rërë e ekzagjeruar: një bel i hollë dhe këmbë elegante, dhe vithe e gjoks i madh. Në vitet 1950 dhe 1960, filloi ideja që trupat e hollë të ishin më të shëndetshëm dhe më tërheqës. Ikona e bukurisë si Brigitte Bardot, Audrey Hepburn dhe Sophia Loren ndikuan në mënyrë të konsiderueshme në këtë tip ideal të trupit.

Më vonë, pamja supermodele "masa 0" e viteve 1990, e bërë e njohur nga Naomi Campbell, Kate Moss dhe Claudia Schiffer, u bë modë. Këto tendenca ekzistojnë edhe sot si një formë ideale e trupit që është e hollë dhe kurbase.

3. Vitet 1980 na bënë më të ndërgjegjshëm ndaj fitnesit.

3. Vitet 1980 na bënë më të ndërgjegjshëm ndaj  fitnesit.

Që nga vitet 1980, gratë si Jane Fonda e kanë bërë palestrën të popullarizuar. Sot, mediat sociale inkurajojnë gratë që të bëhen në formë dhe të dobëta. Kjo përkthehet në muskuj të tonifikuar, prapanicat e ngritura dhe barkun e sheshtë.

Sidoqoftë, ajo vjen me një anë të errët, kryesisht për shkak të presionit të mediave sociale të ditëve të sotme. Në vend që të inkurajojë një mënyrë jetese më të shëndetshme, një studim tregoi se palestra e egzagjëruar mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor të shumë grave.

4. Photoshop-i ka ndryshuar mënyrën se si e shohim veten.

4. Photoshop-i ka ndryshuar mënyrën se si e shohim veten.

Ka shumë presion mbi njerëzit sot për shkak të asaj se sa të përsosur duken idhujt tanë (të "Photoshopuar"). Sot, ne kemi një gamë të gjerë përbërjesh dhe produktesh që premtojnë të mbulojnë dhe heqin "njollat" siç janë strijat, celuliti dhe "papërsosmëritë" e lëkurës si vitiligoja dhe shenjat e lindjes.

Falë shpikjes së Photoshop, trupi i përsosur është gjithnjë e më i pamundur të arrihet. Gjatë 25 viteve të fundit, teknologjia Photoshop është bërë aq e përparuar sa që ndonjëherë është e vështirë të thuash kur është përdorur në të vërtetë, duke krijuar standarde joreale për gratë në veçanti dhe shoqërinë në tërërsi.

5. Shoqëria po bëhet më gjithpërfshirëse

5. Shoqëria po bëhet më gjithpërfshirëse

Sot, ka më shumë pranim të të gjitha formave dhe ngjyrave tona të trupit, me ikona të tilla si Jamie Brewer, Winnie Harlow dhe Tess Holliday që kryesojnë rrugën e modës dhe bukurisë. Sidomos në modë, ka pasur një ndryshim revolucionar dhe sot ka modele me prejardhje të ndryshme etnike që përfaqësojnë markat botërore të famshme. Marka të tilla si Rihanna's Fenty Beauty u kanë dhënë njerëzve qasje të lehtë në pranimin e ngjyrave të ndryshme të lëkurës.

Ky ndryshim u ndihmua nga rritja e ndërgjegjësimit se ishte e nevojshme një përfaqësim më i mirë, veçanërisht brenda botës së modës dhe argëtimit.

Kush është ikona juaj e preferuar e bukurisë? Cila epokë mendoni se kishte standardet më të mira të bukurisë?

What's your reaction?

Facebook Conversations

Disqus Conversations