Historia e njeriut më të zgjuar që ka jetuar ndonjëherë, dhe pse nuk keni dëgjuar më parë për të
Albert Einstein kishte një IQ rreth160, IQ Issac Newton .ishte rreth190, dhe IQ i Mark Zuckerburg është 152. Këta burra të famshëm njihen si gjenitë absolute në të gjithë botën. Por dikur ka jetuar një person, IQ i të cilit u tha se ishte midis 250 dhe 300!

William James Sidis, është njeriu më inteligjent në botë që jetoi ndonjëherë, ishte një fëmijë gjeni dhe një matematikan i jashtëzakonshëm. Ai ishte një mjeshtër në gjuhë dhe dialekte të shumëta dhe një autor i talentuar gjithashtu. Por për fat të keq, jo shumë njerëz kanë dëgjuar për të.

Në moshën 8 vjeç, ai mund të fliste 8 gjuhë.

Në moshën 8 vjeç, ai mund të fliste 8 gjuhë.

William lindi në New York City në 1898. Babai i tij Boris ishte një psikolog shembullor që fitoi 4 tituj shkencorë nga Harvard. Nëna e tij ishte gjithashtu një Doktore shkencash në mjekësi. Meqenëse prindërit e tij ishin vetë gjeni, William James Sidis pritej të ishte gjithashtu i shkëlqyer, por inteligjenca e tij dëshmoi se ishte shumë më e jashtëzakonshme.

Boris, babai i Williams,.

Boris, babai i Williams,.

Që kur ishte vetëm 18 muaj, William mund të lexonte gazeta si The New York Times. Në moshën 8 vjeç, ai mësoi vetë Latinisht, Greqisht, Frëngjisht, Rusisht, Gjermanisht, Hebraisht, Turqisht dhe Armenisht. Përveç këtyre 8 gjuhëve, ai gjithashtu shpiku gjuhhën e tij dhe e quajti atë "Vendergood".

Ai u bë personi më i ri që u regjistrua në Harvard.

Ai u bë personi më i ri që u regjistrua në Harvard.

Shumë i vetëdijshëm për inteligjencën e Uilliam, babai i tij u përpoq ta regjistronte atë në Harvard, por u refuzua pasi Uilliam ishte në atë kohë vetëm 9 vjeç. 2 vjet më vonë, instituti e pranoi, dhe Uilliam u bë personi më i ri që u pranua në Harvard, në vitin 1909. Deri në vitin 1910, njohuritë e tij për matematikën arritën kulmin aq shumë sa që ai filloi të ligjëronte në vend të profesorëve të tij , duke i fituar atij titullin e "fëmijë gjeni i jashtëzakonshëm". Ai mbaroi studimet e larta në moshën 16 vjeç.

Ai vendosi të jetojë një jetë të izoluar.

Ai vendosi të jetojë një jetë të izoluar.

Fama mund të jetë e lodhshme, veçanërisht nëse i ekspozoheni asaj në një moshë të re. Menjëherë pas diplomimit, Uilliam u tha gazetarëve se ai dëshironte të jetonte jetën "e përsosur", e cila sipas tij ishte një jetë e vetmuar. Ai gjithashtu shtoi se ai kishte për qëllim të mos martohej kurrë pasi nuk ishte i tërhequr nga femrat.

Përveç famës së padëshiruar, vendimi i tij pasqyroi edhe presionin me të cilin u përball që nga lindja. Gjatë asaj kohe, Amerika besonte se çdo fëmijë mund të transformohej në fëmijë gjeni me arsimin e duhur. Duke qenë një psikolog i talentuar, babai i William ishte i prirur drejt kësj dhe donte ta bënte djalin e tij të shkëlqyer. Për ta arritur këtë, ai zbatoi qasjet e tij psikologjike për të rritur kapacitetin e mësimnxënjes së djalit të tij dhe e mbajti në mënyrë të vazhdueshme nën presjon. Edhe pse Uilliam gëzonte të mësonte si fëmijë, mendimi i tij ndryshoi kur u rrit dhe ai fajësoi babanë e tij për këtë. Kur Boris vdiq në 1923, William nuk pranoi të marrë pjesë në funeralin e tij.

Ai u dënua me 18 muaj burg.

Ai u dënua me 18 muaj burg.

Ashtu siç bëjnë zakonisht  gjenitë për të ruajtur një profil të ulët, Uilliam punoi punë me pagë të ulët. Pavarësisht kësaj, ai përsëri do të njihej nga njerëzit, duke mos i lënë atë zgjidhje tjetër përveç që të ndërronte punën e tij konstantisht. Në vitin 1924, reporterët e zbuluan atë duke punuar një punë prej 23 dollarësh në javë e cila bëri përsëri nujë dhe ishte ne faqet e para të gazetave, vetëm se kësaj radhe ata talleshin me inteligjencën e tij dhe thanë se ai nuk ishte më i aftë të bënte atë që bëri si fëmijë. Sidoqoftë, kjo nuk ishte e vërtetë pasi gjatë gjithë jetës së tij, Uilliam shkroi libra të shumtë duke përdorur pseudonime të ndryshme.

Ai ishte një socialist dhe një kundërshtar i Luftës së Parë Botërore. Ai, në të vërtetë, u arrestua në 1919 për një protestë e cila degradoi dhe u bë dhunshme në Boston, ku u dënua me burg për 18 muaj. Sidoqoftë, prindërit e tij gjetën një mënyrë për ta mbajtur atë larg nga burgu dhe e mbyllën atë në klinikën e tyre për 2 vjet.

Një vdekje fatkeqe dhe e papritur në moshën 46 vjeçare

Një vdekje fatkeqe dhe e papritur në moshën 46 vjeçare

William e kaloi jetën e tij në dëshpërim dhe plotësisht i vetmuar. I larguar nga familja e tij, ai punoi si makinist dhe bënte punë të vogla për të shtyrë muajin. Personi që mund të ndryshonte botën vdiq një vdekje fatkeqe në 46 vjeç nga një hemorragji cerebrale në vitin 1944. Shumë interesant është fakti se babai i tij vdiq nga e njëjta sëmundje.

Çfarë mendoni për historinë e Uilliam? A e dinit që një person me IQ  rreth 250-300 ekzistonte dikur ?

What's your reaction?

Facebook Conversations

Disqus Conversations