Jeta është çuditërisht e larmishme rreth kufijve të liqenit, por krijesat që kalojnë kufirin e saj nuk kthehen të gjalla për shkak të përzierjes toksike. Uji në liqen është rreth 65 gradë Fahrenheit, që është si uji i dushit në krahasim me oqeanin përreth. Për këtë fakt ky liqen është quajtur edhe si Liqeni i Dëshpërimit.

Skena krijon përshtypjet e një bote jashtokësore. Në fakt, studiuesit besojnë se studimi i vendeve ekstreme si "Liqeni i Dëshpërimit" mund të lë të kuptohet për llojet e kushteve që mund të ekzistojnë në planetët e tjerë.

"Ka shumë njerëz që i shikojnë këto habitate ekstreme në Tokë si modele për ato që mund të zbulojmë kur shkojmë në planetë të tjerë," shpjegoi Cordes, shkencëtar që po studjon këtë liqen. Zhvillimi i teknologjisë në detin e thellë do të zbulojë padyshim diçka përtej botës tonë.
Facebook Conversations
Disqus Conversations