lexime
Epo, macet nuk kanë asgjë të keqe fare? Sigurisht që kanë, macet, për fat të keq, kanë një jetëgjatësi shumë më të shkurtër se ne, dhe unë mendoj se kjo është e vetmja gjë e keqe që kanë macet. Sidoqoftë, disa raca macesh mund të jetojnë më gjatë se të tjerat. Ja pra cilat janë rracat e maceve që jetojnë më gjatë
Macja Siameze
Jetëgjatësia mesatare e maceve është 12 max15 vjet, por Macja Siameze është një nga macet më jetëgjata dhe 15 vjet është kufiri më i ulët për macet siameze. Gjithashtu po pati një përkujdesje të mirë nuk është e vështirë të arrihet mosha 20 vjeç për një mace siameze .
Roli i një trupi fit dhe jo të shëndoshë të maceve siameze është shumë i rëndësishëm. Macet siameze normalisht nuk janë të predispozuara gjenetikisht për të fituar peshë e kanë sukses të jetojnë më gjatë sepse një trup mbipeshë dhe moslëvizshmëria janë një nga faktorët më të rëndësishëm që shkurtojnë jetën e maceve.
Macja iraniane
Macja iraniane, një nga racat më të njohura të maceve në botë, mund të jetojë shumë e qetë deri në moshën 15 vjeç. Sidoqoftë, këto mace janë gjenetikisht të prirura ndaj problemeve me frymëmarrjen, si të gjitha racat e e maceve me hundë të shtypur.
Për të siguruar që macet iraniane të jetojnë gjatë, është thelbësore të parandaloni shtimin në peshë dhe të keni kontrolle të rregullta veterinare.
Macja Manx
Manx, një racë me origjinë irlandeze, njihet gjithashtu si macja pa bisht. Këto mace janë të njohura për zgjuarsinë dhe konstruktin e fortë të trupit . Macja Manx është një racë shumë e rehatshme që mund të jetojë mbi moshën 15 vjeç, dhe kjo për shkak të shumllojshmërisë së gjeneve të kësaj mace. Ndërkohë, le të shtojmë se karakteri i maceve Manx është shumë i ngjashëm me qenin dhe njihet si një nga racat më besnike të maceve.
Macja Ruse Blu
Macet Blu ruse janë ndër racat e maceve më jetëgjatë. Këto mace të bukura mund të shohin 15 vjet shumë qetë. Kujdesi i duhur është thelbësor për të siguruar që macet blu ruse, që priren të kapin sëmundje shumë kollaj, të jetojnë gjatë. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të bëni një kontroll çdo vit nga mosha 8 vjeç, kur macja hyn në pleqëri, për të siguruar që këto mace të jetojnë më gjatë.
Macja Egyptian Mau
Këtu është përsëri një mace e dobët; Egjiptian Mau. Siç mund ta shihni, macet që jetojnë gjatë janë përgjithësisht raca që nuk priren të fitojnë peshë. Kjo na tregon edhe një herë se fitimi i peshës te macet ua shkurton jetën. Siç sugjeron emri i maces egjiptiane Mau, është një racë egjiptiane dhe gjenetikisht e ndjeshme ndaj sëmundjeve. Këto mace të bukura gjithashtu jetojnë 15 vjet dhe më gjatë.
Macja birmane
Macja Birmane, ose Burma, është një nga racat më jetëgjate në listën tonë dhe jetëgjatësia mesatare e këtyre maceve ndryshon midis 18-20 vjet. Macja Burmese, e njohur si një racë e maceve me një fizik të mirë, gjithashtu ka një reputacion të merituar për besnikërinë e saj.
Macja Sfinks
Macja e Sfinksit jeton të paktën 15 vjet. Sfinksi, i cili njihet edhe si një mace pa qime, mund të jetojë më gjatë se 15 vjet, me kusht që të mbrohet nga temperaturat ekstreme në dimër dhe verë , dhe të vizitohet rregullisht tek veterineri.
Macja Orientale
Një nga macet me interesante në botë, macja Orientale gjithashtu ka një jetëgjatësi të gjatë. Jetëgjatësia mesatare e këtyre maceve është më shumë se 15 vjet, por macet orientale janë gjenetikisht të ndjeshëme ndaj sëmundjeve të caktuara. Prandaj, për të siguruar që këto mace të jetojnë gjatë, ato duhet të jenë rregullisht nën kontrollin veterinar.
Facebook Conversations
Disqus Conversations